Gjykata e Kukësit lë në burg 20-vjeçarin Begzim Isa

2015-08-21 10

Sot, Gjykata e Kukësit dha masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj 20-vjeçarit Begzim Isa në lidhje me akuzat për rrëmbimin dhe tentativën për trafikim të të miturit. Ndërkohë, pas arrestimit të tij dhe marrjes sërish në pyetje të Qamile Matës, dosja do t'i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Qamile Mata rezulton mbesa e Begzim Isës dhe njëherësh kushërirë e largët me vogëlushen Bleona Mata. Që prej ditës së zhdukjes së Bleonës, Qamilja ka qenë në epiqendër të akuzave të familjarëve të vogëlushes dhe sidomos nënës së Bleonës si personi ndërmjetës që i dorëzoi Begzimit vajzën e vogël.
Ndërkaq, pas mbërritjes në Gjykatë të 20-vjeçarit, familjarët e tij të cilët prej orëve të para të mëngjesit u vendosën para këtij organi në shenjë revolte ndaj padrejtësisë që pretenojnë se po i bëhet djalit të tyre, kanë ndërprerë protestën. Ata e cilësojnë arrestimin e të afërmit të tyre, hakmarrje të ministrit të Brendshëm në lidhje me kërkesën e tyre për dëmshpërblim ndaj pretendimit se janë pronarë të tokës ku është ndërtuar dogana e Morinës. (ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange