Bukurie Mata: Pas zhdukjes së Bleonës fshihet Qamilja dhe Begzimi

2015-08-21 10

Bukuri Mata shprehet se Qamilja, mbesa e Begzimit, ka tabulate telefonike me këtë të fundit ku i ka raportuar gjithçka për Bleonën. Mata thekson se nuk ishte e nevojshme që hetimi ndaj Qamiles dhe Begzimit të zgjates kaq shumë e të niste pas tre vjetësh, pasi ajo vazhdimisht ka vënë gishtin ndaj tyre.
"Po ringjallen shpresat nga dita në ditë për gjetjen e Bleonës. Qamilja i ka bërë telefonata Begzimit dhe i ka treguar begzimit në çdo hap të lajmit të Bleonës. Aty ku humbi Bleona në malin e Pikëllimës, është rruga më e drejtë që të lidh me Kosovën... Vetëm ai din rrugët e fshatit tonë...", shprehet Bukurie Mata për mikrofonin e A1 REPORT!Ajo tregon më tej se Begzimi vërtet studionte për infermieri në Prizren, por se nuk e shfrytëzonte shkollën për këtë fakt, por për t'u marrë me trafikimin e të miturve, së bashku me vëllain e tij, Fatriun, i cili jeton në Prizren. (ad.ti/shqiptarja.com)