FRANCE - Pesë fëmijë humbën jetën në një zjarr, që përfshiu një banesë në Francën Veriore, informuan gazetat franceze.
Zyrtarët lokalë thanë se fëmijët ishin të moshës ndërmjet dy dhe dhjetë vjeç dhe se ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë natës 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit.
Viktimat ishin motra e vëllezër midis tyre dhe babai i tyre ishte gjithashtu i pranishëm në banesë, por arriti të shpëtonte me djegie të lehta.
Babai, që ishte i divorcuar, që prej tre muajsh kishte marrë fëmijët për fundjavë tha një fqinj për median franceze.
Policia franceze ka ngritur hetimet me hipotezën se zjarri mund të ketë origjinë kriminale.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)