Kore e Veriut, i hapur kufiri për punëtorët jugor

2015-08-21 1

KORE E VERIUT - Kufiri mes Koresë së Jugut dhe Veriut ka qëndruar i hapur të hënën për punëtorët e Jugut, pavarësisht kërcënimeve të Penianit të shtunën për të mbyllur zonën e përbashkët industriale Kaesong në anën koreano veriore.

Kompleksi industrial Kaesong, është model i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve koreane ku ndodhen 120 kompani nga Jugu, të cilët punësojnë mijëra punëtore koreano-veriorë dhe qindra koreano-jugorë në sektorë të ndryshëm si veshmbathje, këpucë dhe orë.

Vlera e mallrave të prodhuara nga në kompleksin kufitar industrial "Kaesong" arrin me miliona dollarë në vit.

Puna e cila filloi në vitin 2004 nuk është ndërprerë, as në momentet e krizës më të madhe të shkaktuar nga bombardimi i ishullit kufitar në vitin 2010.

Javët e fundit retorika kërcënuese e Koresë së Veriut është përshkallëzuar me paralajmërime të shumta se do të sulmojë me bomba bërthamore SHBA-në dhe Korenë e Jugut.

Kërcënime të tilla janë bërë të zakonshme nga shteti komunist pasi është zemëruar nga sanksionet e reja të vendosura nga OKB-ja për shkak të provës së tretë barthamore kryer në muajin shkurt dhe stërvitjes së përbashkët ushtarake të SHBA-së me Korenë e Jugut.

Për shumë analistë të gjeopolitikës, Peniani po ndjek një model për të rritur tensionet dhe se Koreja e Veriut nuk do të arrijë asgjë nga këto kërcënime.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange