Gjyshi Bleonës flet për A1 Report

2015-08-21 5

I pyetur nga "A1Report!", edhe Zenel Mata, gjyshi i 6-vjeçares së zhdukur 3 vjet më parë, Bleona Mata, flet për arrestimin e Begzim Ishës.

Mata tha se ka "dyshime të forta tek ky njeri, që mund t'ia ketë rrëmbyer edhe mbesën. Ai i përafrohet përshkrimit të personit që u pa në atë zonë. Unë kam besim se Bleona do të gjendet shpejt. Besimi im dhe i të gjithëve është se është gjallë dhe mbahet për trafikim. Do të jetë i afërt moment kur ajo do të gjendet.

Lidhur me të arrestuarin Isha, ai tha se "nuk kam pasur njohje, kishim diferencë moshe, por ai ishte njeri pa punë. Gjithsesi, jemi gëzuar që është shpëtuar ai fëmijë që u mor peng dje. Kurse ne, natën jetojmë me Bleonën, kurse ditën e kalojmë me punë dhe sikur harrohemi pak. Sa për vajzat e mia, kurrën e kurrës nuk dyshoj, sepse ato janë familja ime, por çfarë s'ndodh. Unë jam i vrarë dy herë në shpirt nga prishja e familjes së Bleonës.", -përfundoi Mata