Kapiteni: Si shpëtuam peshkatarët, i gjetëm të dërrmuar

2015-08-21 1

Në orën 09:40 minuta peshkatarët kanë zbritur në portin e Durrësit, dhe autoritetet mjekësore po bëjnë kontrollin mjekësor. Më pas Kapiteti i kroçierës Xhovani Kosini ka treguar detaje të operacionit të shpëtimit që nga momenti kur kishte dëgjuar thirrjet e tyre për ndihmë. "Operacioni zgjati 5 minuta. Një mjet i emergjencës së bashku me një skuadër shpëtimi ka zbritur në det, sapo kanë para gomonen. Ishin shumë të lodhur dhe sfilitur dhe nuk kishin fuqi as të imbarkoheshin në skaf. Ekipi jonë i ngriti hopa pasi në këmbët e tyre nuk mund të hipnin as në skafin e shpëtimit. Më pas në kroçierë janë trajtuar me personel mjekësor, i janë dhënë rroba të tjera, pasi të tyret ishin të lagura, si dhe i janë dhënë pije të ngrohta. "Deti ka qenë shumë i ashpër, dallgët ishin 1.5 metra të gjatë dhe ata nuk arrinin dot as të hipnin me këmbët e tyre dhe ekipi i shpëtimit i ka kapur hopa. Ata më treguan se ishin të ssfilituar pasi askush nuk i gjente, askush nuk i shihte"- tha Kosini. (ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange