TIRANE - Një 45-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka ndërmarrë aktin ekstrem duke helmuar vajzën e saj 18-vjeçare, e cila vuante nga sindroma Dawn, e më pas ka tentuar t'i japë fund edhe jetës së saj. Mësohet se nëna të ketë vepruar në gjendje mjaft të rënduar psikologjike, pasi ka mësuar se vuante nga sëmundja e kancerit. Gjithçka ka ndodhur mesnatën e së enjtes. Gjyshja e Fatjonës 18-vjeçare tregon se e ka gjetur të sëmurë vajzën dhe nënën e saj Agen, ndërsa shpreh habinë për gjendjen e tyre, që sipas saj mund të jetë helmim, edhe pse kjo i duket e pamundur pasi të gjithë kanë ngrënë të njëjtën darkë. (ad.ti/shqiptarja.com)