Vlorë, 2 të rinj të zhdukur në det, telefonuan: Po mbytemi

2015-08-21 3

VLORE - Një telefonatë nga deti, nënës në orën 06:00 të mëngjesit dhe kështu është shënuar nisja e një ditë dramatike për dy familje në Vlorë të cilët presin gjetjen e dy të rinjve 25-vjeçar. "Jemi në rrezik. Po mbytemi"...Kanë qenë këto fjalët që Gëzim Bashllari i ka thënë të ëmës së tij pasi më herët ka dështuar në telefonatat që ka bërë në autoritet portuale të qytetit. Informacionet kanë qenë kontradiktore gjatë ditës. Autoritetet thanë për A1 Report se kërkimet në det kanë nisur në orën 07:00, por nëna e njërit prej të rinjve tha se operacioni për shpëtimin e të rinjve nisi në orën 08:00.
(ad.ti/shqiptarja.com)