Energjetika, premtohen investime prej 1.2 milion euro

2015-08-21 2

Në sektorin e energjetikës gjatë katër viteve të ardhshme paralajmërohen investime prej 1.2 miliardë euro, kurse kjo është parashikuar në Programin e ri për zbatimin e Strategjisë për zhvillimin e energjetikës. Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini tha se këto projekte janë reale dhe të zbatueshme.

"Në periudhën e ardhshme 5 vjeçare do të ndërtohet edhe largpërçuesi 400 KV që lidh Maqedoninë me Shqipërinë kryesisht Elbasanin dhe Manastirin që paraqet edhe lidhjen e parë interkonektuese përmes sistemeve elektro energjetike të të dy vendeve, pra të republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë. Gjithashtu është paraparë të bëhet edhe revitalizimi dhe rekonfigurimi i largpërçuesit 100 KV që lidh Shkupin dhe Tetovën si dhe përfundimin e aktiviteteve të largpërçuesit Vrutok-Tetovë", tha Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë.

Sipas akademikut Gligor Kanavce Maqedonia gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të duhet të investojë intensivisht për përmirësimin e imazhit të tanishëm.
"Një numër i madh i aktiviteteve gjatë disa viteve të fundit, por nuk është i mjaftueshëm, duke pasur parasysh se më përpara me vite, nuk investohej në energjetikë. Dhe, për shkak kësaj, përpara nesh përsëri është një periudhë prej së paku dhjetë vjet, në të cilën duhet mjaft intensivisht të investohet në fushën e energjetikës", tha Akademiku Gligor Kanevçe.

Akademiku Abdylmenaf Bexheti vlerëson se Investimi në sektorin e energjetikës është veçanërisht i rëndësishëm për shkak se vendi është i varur nga importi i energjisë.

"Çështja bazike e energenseve të shtrenjta e bën ekonomin nacionale më pak konkurrente përafërsisht nga 20-25%. Kjo është vetëm një komponent që është input I çdo prodhimi dhe shërbimi dhe po qe se kësaj do t'ia shtojmë edhe aspektet tjera kuptohet se tërë ekonomia bëhet jo konkurrente dhe normalisht kjo ka direkt kompakt në bilancin tregtar I cili tash e 20 vit struktural është deficitar dhe baza për ta përmirësuar këtë është strategjia dhe programi I zhvillimit të energjetikës", u shpreh Abdulmenaf Bexheti, Akademik.

Edhe përkundër paralajmërimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese, projektet po vendnumërojnë. Lugina e Vardarit është paralajmëruar me vite, por nuk arrin të realizohet. Tani kërkohet modeli i ri për zbatimin e këtij projekti. Kështu, brenda disa ditëve do të dihet edhe fati i projektit të hidrocentraleve "Çebren" dhe "Galishte". Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange