Retorika zgjedhore i mbetet të kaluarës. Tani duhet të kthehemi drejtë të ardhmes së përbashkët, janë projektet rreth të cilave duhet të bashkohemi dhe të angazhohemi të gjithë bashkë për ta shndërruar Kërçovën në një qytet të zhvilluar dhe modern. Që të arihet kjo nevojitet angazhimi i gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre, etnike, fetare e politike ka deklaruar në emisionin Rruga drejt kryetari i ri i Kërçovës Fatmir Dehari. Ai madje shprehet se Kërçova është e të gjithëve njësoj dhe ai vetë do të jetë kryetarë i të gjithë qytetarëve të Kërçovës.
"Unë i ftoj qytetarët që ne të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët të respektohemi, në një aspekt edhe si vëllezër për të punuar bashkë, për të njohur sa më shumë njëri tjetrin për të mbështetur njëri tjetrin. Unë nuk do të dalloj në asnjë mënyrë qytetarët në bazë të përkatësisë së tyre etnike, apo ngjyrës apo përkatësisë fetare, sigurisht që do ti dëgjoj ato, do të jem në mesin e tyre... Pavarësisht asaj, do të quhet Uskanë, do ët quhet Kicavicë, do të quhet Kiçevo, do të quhet Kërçova, ne jemi ët gjithë qytetarë, unë do të jem kryetarë i të gjithë, qytetarëve, të gjithë komuniteteve që do të jetojnë aty", deklaroi Fatmir Dehari, kryetar i Kërçovës.
Dehari pavarësisht asaj që Gruevski ia tregoi rrugën për në Shqipëri, ai me mandatin e marrë nga populli vazhdon të mbetet në Kërçovë, madje për ta drejtuar atë në katër vitet e ardhshme.
"Unë vazhdoj të mbes në Kërçovë, vazhdoj të ndërtoj të ardhmen e përbashkët, do të vazhdoj të ndërtoj atë qytet, dhe shpresoj që kryeministri dhe të gjithë ministrat e kësaj qeverie do të jenë pjesë e zhvillimit, pjesë e kontributit, pjesë e realizimit të projekteve që Kërçova pas katër vitesh të jetë një qytet i zhvilluar sikur qytetet tjera në Republikën e Maqedonisë. Dhe shpresoj që bashkë të vazhdojmë ta ndërtojmë këtë qytet ti ngjajë qyteteve tjera të zhvilluara të Maqedonisë dhe pjesë pjesë edhe qyteteve të zhvilluara rajonale dhe më gjerë", tha Fatmir Dehari, kryetar i Kërçovës.
Që Fatmir Dehari të arrij aty ku është tani, i pari i Kërçovës një kontribut të pamohueshëm kanë dhënë mërgimtarët shqiptarë të cilët kaluan me mijëra e mijëra kilometra, vetëm e vetëm për të dhënë votën e tyre që Kërçova të frymoj shqip.
"Mbi të gjitha për mendimin tim më meritorët janë kurbetqarët tanë që arrit në mënyrën më dinjitoze të vijën në vendlindje të votojnë dhe të kthehen brenda 24 orëve kjo ishte diçka e veçantë", u shpreh Fatmir Dehari, kryetar i Kërçovës.
Këto komente Dehari i bëri në emisionin e mbrëmshëm Rruga drejt, ku ka shpalosur edhe një sërë projektesh të cilat do të realizohen gjatë mandatit të tij katër vjeçarë. Bedri Rexhallari