Biznesi amerikan: Po na gjobisni Berisha: Jeni të nxituar, sentimente personale

2015-08-21 2

Përfaqësuesja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Floreta Luli-Faber, shtroi një pyetje të gjerë për Kryeministrin, me tri çështje, duke lënë për në fund atë më themeloren: Gjobat mbi bizneset. Znj. Luli-Faber tha: "Në një takim si ky jam e detyruar ndoshta të lexoj një nga deklaratat apo letrat që së fundmi, Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka dërguar Ministrit të Financave, ku ndërmjet të tjerave të tjera themi: "Ne do të donim të ftonim bizneset amerikane të investojnë në Shqipëri për të sjellë dhe prezantuar teknologji të reja, mallra dhe shërbime që çojnë në rritjen e punësimit dhe të ardhurave tatimore për qeverinë. Aktualisht, ne nuk jemi të suksseshëm në këtë përpjekje për shkak të mjedisit jo të favorshëm për tërheqjen e investimeve të huaja, një shqetësim që duhet të adresohet në mënyrë të veçantë nga ministria e Finanacve. Pse Dhoma Amerikane e Tregtisë ka arritur në këtë konkluzion? Këtij shqetësimi, Kryeministri Berisha iu përgjigj:

"Më duhet të them me keqardhje se realiteti nuk është ai që ju paraqitni, jeni të nxituar. Ka raporte të tjera ndërkombëtare, si UNTADI, që thotë se Shqipëria ka marrë investime më shumë se ç'i takon dhe e rendit atë në vendin e 18-të në botë; ka dhe një sërë institucionesh të tjera, që e rendition Shqipërinë në 20 vendet e para në botë në fushën e mbrotjes së investimeve. Për sentimentet personale ju duhet të jeni të kujdesshëm, se mesazhi që u çon kompanive, është i pabazuar në realitetin shqiptar.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange