Pas seancës avokati Plarent Ndreca u shpreh për mediat se do të apelonte vendimin dhe renditi parregullsitë ekstraligjore pas të cilës fshihet motivi politik.
"Zëdhënësja e policisë doli në prononcim për gazetarët për arrestimin, gjysmë ore para së të bëhej arrestimi, Arrestimi është bërë në orën 13:00 ndërsa oficeri i policisë gjyqësore thotë se arrestimi është bërë në orën 16:00. Arrestimi është i paligjshëm por rëndësi ka lirimi i tij. U konstatua se nuk ka provë që ta mbante të ndaluar. Prokuroria nuk ka asnjë provë që përcakton kodi që Bashkim Tahiri të ketë kryer ndonjë vepër penale. E vetmja provë ishte se Bashkim Tahiri ishte babai i Sajmir Tahirit. Ky ishte i vetmi shkak i arrestimit. Do e apelojmë për çështje tekniko ligjore. Ishte flluskë juridike e ngritur nga policia për qëllime ekstraligjore për të mos thënë politike që kanë lidhje me djalin e tu. Nuk ka hetim prej 3 muajsh pasi prokuroria tha se nuk ka asnjë dijeni apo delegim për hetim të çështjes, në dosje nuk ekziston asnjë provë jo vetëm ndaj Tahirit por dhe as ndaj shtetasve të marrë në hetim". (ad.ti/shqiptarja.com)