Tajvan, tërmet i fortë, 20 të plagosur

2015-08-21 1

Një tërmet i fuqishëm e goditi kryeqytetin e Tajvanit, Taipei. Tani për tani njoftohet për një viktimë dhe shumë të lënduar, kurse fuqia e tërmetit ishte mbi gjashtë ballë sipas shkallës së Rihterit.

Të paktën një viktimë dhe dhjetëra të lënduar është bilanci i tërmetit të fuqishëm që në mëngjes e goditi rajonin e kryeqytetit të Tajvanit, Taipei. Tërmeti me intensitet prej 6.1 ballë sipas shkallës së Rihterit ishte në thellësinë prej 15 kilometra. Mediat lokale transmetojnë se janë dëmtuar disa ndërtesa banimi, por nuk kishte pasoja shkatërruese. Tronditja shkaktoi panik të madh në mesin popullatës.


"U frikësova shumë. Në shtëpi nuk ishte askush. Nuk munda të dalë jashtë, sepse nga frika, këmbët më ishin prerë".

"Tronditi shumë fuqishëm. Menjëherë i evakuuam nxënësit dhe të gjithë i nxorëm në oborr".

Tërmetet janë një dukuri e shpeshtë në Tajvan, por ato kryesisht janë me një intensitet më të dobët. Në tërmetin e vitit 1999, që kishte një intensitet prej 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit, humbën jetën 2.400 njerëz.

Petar Bllazhevski