TIRANË - Me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, do të rishikohen të gjitha konçesionet. Kështu u shpreh deputeti i kësaj partie, Eduard Shalsi në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo". Shalsi deklaroi se nuk do të anullohen të gjitha ,por vetëm ato që shfaqin probleme. "Do të rishikojmë një për një të gjitha ato koncesione që janë dhënë", - tha ai, - qoftë në naftë, qoftë në hidrocentrale dhe do të zhbëjmë të gjitha ato konçensione që nuk janë dhënë konform ligjit dhe nuk kanë zbatuar kushtet, përgjegjësitë që kanë marrë përsipër". (ad.ti/shqiptarja.com)