KORE E VERIUT - Koreja e Veriut njoftoi sot se ka prerë linjën e "nxehtë" telefonike me fqinjin jugor, raporton agjencia e lajmeve shtetërore KCNA.
Linja telefonike është instaluar në vitin 1971, si një mjet i komunikimit të drejtpërdrejtë midis dy qeverive në kohë të "tensioneve të mëdha", por që është përdorur gjithashtu për marrëveshjet për shkëmbimin e njerëzve dhe mallrave përtej kufijve të tyre në kompleksin e përbashkët industrial në Kaesong. (ad.ti/shqiptarja.com)