Shqipëria fundos Lituaninë 4-1 spektakël në 'Qemal Stafa'

2015-08-21 1

Ndeshja miqësore me Lituaninë ka dhuruar shumë emocione dhe spektakël në fushë dhe në tribunë, pavarësisht reshjeve të dendura të shiut që nuk pushuan për asnjë moment Shqipëria fitoi 4-1. Përballë lituanezëve, De Biasi vendos që në fushë të zbresë një formacion eksperimental. Ajo që bie më shumë në sy ishte debutimi i mesfushorit me tipare sulmuese, Valdet Rama, por edhe pjesa e mbrojtjes me dyshen Osmani-Mavraj dhe mesfusha me Sabien Lilajn. (ad.ti/shqiptarja.com)