Dekretet e Nishanit, PS: Janë antikueshtetues, PD: Kemi kuorum

2015-08-21 0

TIRANE - Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi vetëm me votat e maxhorancës dekretet e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Deputetët socialistë të opozitës e konsideruan antikushtetues dhe u larguan nga salla duke deklaruar se nuk mund të bëheshin pjesë e këtij procesi ndërkohë që në votim Enkelejd Alibeaj votoi pro Zaganjorit, abstenoi për dy të tjerët. Deputetit Pandeli Majko tha se ky proces është antikushtetues, pasi në Kuvend ka dekrete të depozituara nga ish-presidenti Bamir Topi dhe që nuk janë shqyrtuar. "Ka dekrete të pezulluara të presidentit paaradhës. Shteti nuk funksionon me emra individësh, por me logjikë. Opozita nuk mund të marrë pjesë në një çorbë të tillë " u shpreh Majko dhe më pas të gjithë deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja.
(ad.ti/shqiptarja.com)