Në LSDM kërkohet përgjegjësi për humbjen

2015-08-21 0

Përgjegjësia për humbjen në zgjedhjet lokale do të shqyrtohet në Kongresin e rregullt të LSDM-së në maj. Kështu ka informuar koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Igor Ivanovski, i cili thekson se askush nuk ka ndërmend t'i shmanget përgjegjësisë për rezultatet e kësaj partie në 4 vitet e kaluara.

"Ne jemi akoma në zgjedhje. Edhe për 14 ditë, partia do të jetë në fushatë zgjedhore. Kongresi është në maj, sipas afatit të rregullt të tij. Të gjitha aktivitetet duke filluar nga ato kuadrovike, personale, programore, organizative apo teknike do të analizohen në këtë kongres dhe anëtarësia e përfaqësuar nga delegatët do të vendosë edhe për punën e periudhës së kaluar, edhe për të ardhmen. Askush nuk mund, dhe as ka ndërmet t'i shmanget përgjegjësisë", tha Igor Ivanovski, LSDM.

Nga ana tjetër, ish bashkëpunëtorët e Branko Cërvenkovskit dhe analistët politikë vlerësojnë se lideri i LSDM-së është fajtori kryesor për disfatat e njëpasnjëshme të LSDM-së. Sipas tyre, Cërvenkovski duhet të merr përgjegjësinë, duke u tërhequr nga partia. Ish kryeministri Vllado Buçkovski, si zëvendësues të mundshëm të Cërvenkovskit shikon kryetarin e rizgjedhur të Strumicës Zoran Zaev, i cili është njëri nga vetëm dy kandidatët e LSDM-së që kanë siguruar fitore në zgjedhjet lokale që në raundin e parë.

"Kjo është humbje e thellë, për të cilën fajtori më i madh është Cërvenkovski. Ai tani duhet të tërhiqet, të jep dorëheqje përfundimisht dhe të lërë Zoran Zaevin të drejtojë partinë në raundin e dytë, ndërsa më pas të përgatitet kongresi. Mendoj se nuk duhet të flitet për zgjedhje të parakohshme, por LSDM-ja seriozisht duhet të përgatitet për zgjedhjet e rregullta që duhet të mbahen në vitin 2015".

Ngjashëm mendon edhe analisti Mersel Bilalli. Sipas tij, qëndrimi në skenën politike të disa politikanëve, edhe pas humbjeve të thella të njëpasnjëshme, është jashtë çdo kornize të normave morale dhe politike.

"Disa politikanë madje kanë humbur zgjedhjet që nga viti 2000, asnjë raund të zgjedhjeve nuk kanë fituar dhe përsëri ekzistojnë në skenën politike, që është papërgjegjësi totale, jashtë çdo konteksti të normave morale dhe politike që minimum vlejnë edhe në politikë. Sa i përket Branko Cërvenkovskit, është një fenomen që tejkalon atë që është minimum normale, kalon në atë që totalisht anormale. Ndeshet me një avari, me humbje, me shkelje të principeve. Branko Cërvenkovski vetë pati lancuar praktikën se çdo humbje duhet të sanksionohet me dorëheqje", deklaroi Mersel Bilalli.

Sipas analistëve, është koha që lideri opozitar Branko Cërvenkovski të tërhiqet nga kreu i LSDM-së, dhe kjo parti t'i nënshtrohet procesit të riformimit të brendshëm. Në rast se Cërvenkovski vazhdon të mbetet në krye të LSDM-së, Bilalli parashikon përçarje brenda LSDM-së, dhe krijimin e fraksioneve të reja politike, që do të marrin statusin e partisë më të madhe opozitare.

"Unë mendoj se nëse lideri i tanishëm nuk jep dorëheqje, atëherë do të fillojë shthurja e saj, do të krijohen qendra të...