Osmani: BDI fitore në plan politik dhe etnik

2015-08-21 2

Bashkimi Demokratik Për Integrim në këto zgjedhje lokale ka shënuar fituar në dy rrafshe, në atë kombëtar, meqenëse shqiptarët fituan që nga Struga e deri në Likovë, si dhe në planin politik pasi BDI-ja fitoi 137 mijë e 573 vota, kundrejt 76 mijë votave të PDSH-së dhe 26 mijë e 800 të RDK-së. Këto vlerësime u bënë të ditura nga zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani gjatë publikimit të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve lokale të 24 marsit.

"Dua të shpallë në emër të BDI-së fitore në dy plane, fillimisht në planin kombëtar ne i gëzohemi fitores që nga Struga e deri në Likovë, me thekës të veçantë fitorja në komunën e Kërçovës ku shqiptarët për herë të parë pas shumë e shumë dekadave do të menaxhon një kryetar shqiptarë dhe një këshillë me shumicë shqiptare. Fitore në planin politik dëshmohet me faktin se ky është njëri prej sukseseve më të mëdha ose fitorja më e thellë që ka BDI në të gjitha ciklet zgjedhore në historinë e saj politike me çka edhe më tepër u rrit dallimi ndërmjet ne, dhe kundërshtarëve tanë politik, por edhe u konfirmua se BDI është forca kryesore dominante e shqiptarëve të Maqedonisë, me një stabilitet të qëndrueshëm elektoral por edhe me një rritje progresive me diku prej rreth 50 mijë votave nga zgjedhjet e fundit lokale dhe diku 25 mijë vota nga zgjedhjet e fundit parlamentare të para 2 viteve", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Sipas Osmanit përveç 8 komunave që BDI-ja i fitoi që në raundin e parë, ajo do të fitojë edhe në ato 8 komuna ku ka shkuar në raund të dytë.

"BDI në raundin e parë fiton në 8 komuna, edhe atë në komunën e Kërçovës, Dibër, Çair, në komunën e Zhelinës, Bogovinë, komunën e Sarajit, Likovës dhe komunën e Pllasnicës, kurse në balotazh dhe në epërsi futet në komunën e Tetovës, Gostivarit, Studeniçanit, Haraçinës, Bërvenicës, Dollnen, Tearcë, Vrapçishtë dhe në bazhë të rezultateve që kemi marrë në raundin e parë garantohet fitore e BDI-së në të gjitha këto komunat ku jemi ne në balotazh", deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani iu bëri ftesë anëtarëve të BDI-së dhe gjithë shqiptarëve që jetojnë në Strugë të dalin masivisht në zgjedhje dhe të japin përkrahjen e tyre për kandidatin e PDSH-së, Zijadin Sela. Sipas Osmanit edhe këshilltarët e BDI-së në Komunën e Strugës gjithnjë do të bashkëpunojnë me ata të PDSH-së pasi bëhet fjalë për kauzë kombëtare shqiptare. Valmir Kuçi