Analistët mysafirë në studion e hapur të televizionit Alsat M kanë përshëndetur apelin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti për përkrahje të kandidatit të PDSH-së në Strugë. Ymer Ismaili, Rizvan Sulejmani dhe Suad Misini, e cilësuan deklaratën e Ahmetit si të pjekur dhe vizionare, madje e vlerësuan kreun e BDI-së si të vetmin nga liderët e partive më të mëdha politike në vend, që ka kuptuar siç duhet porosinë e opinionit të dhënë përmes zgjedhjeve.
"Kjo nuk është hera e parë që dëshmon një liderizëm "par ekselans" me një vizion shumë largpamës, si në nivelin kombëtar ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar. Dhe jo rastësisht gjithë ato miq ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, janë të rastësishëm, sepse është njeri i parimeve, është njeri që di të tolerojë në momentin kur duhet toleruar, dhe është shumë i vendosur në momentin kur nuk guxon të tolerohet", tha Ymer Ismaili, analist.
"Ali Ahmeti çdo me siguri shndërrohet në strumbullarin kryesor të stabilitetit në Maqedoni. Është një faktor pa të cilin po thuaj se nuk mundet Maqedonia, në situate të përplasjeve maksimale, qoftë mbi baza nacionale, qoftë intra-etnike. Megjithatë, në të gjitha kombinimet, z. Ahmeti paraqitet si njeri që gjeneron stabilitet", u shpreh Rizvan Sulejmani, analist.
"Duhet të pranohet se Ali Ahmeti me këtë fjalim dëshmoi se është politikani i vetëm nga elita që pranoi porosinë të opinionin, dhe me këtë fjalim të modernizuar praktikisht tregoi ndjenjë për burrështetësi dhe duhet të përgëzohet për këtë", tha Suad Misini, analist.
Tre analistët u pajtuan se humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është LSDM-ja opozitare, e cila humbi disa komuna që pati administruar deri tani, siç ishte qyteti i Ohrit, i humbi. Po ashtu, në nivel republikan, opozita fitoi shumë më pak vota se oponentët e VMRO DPMNE-së. Sipas analistëve, këto zgjedhje vulosën karrierën politike të Branko Cërvenkovskit. Ata thanë se është koha kur LSDM duhet të mendojë për një reformim të plotë, duke filluar nga lideri.
"Para LSDM-së është një periudhë e rëndë, kur duhet të anashkalojë relativizimin e vet si opsion politik, duhet të kthehet kah rikonstruimi i brendshëm nëse dëshiron të mbetet grupacion relevant politik", theksoi Suad Misini, analist.
"Për shumë kënd që i ka ditur rrethanat brenda LSDM-së dhe që e ka ndjekur në vazhdimësi punën e kësaj partie e ka pasur të qartë se rruga më e shkurtë për të ndërruar VMRO DPMNE-në, gjegjësisht Gruevskin nga pushteti është duke ndërruar Cërvenkovskin. Mendoj se do të jetë një gabim shumë i madh nga LSDM nëse tentohet që në mënyrë konvencionale të gjejë një zgjidhje pos Cërvenkovskit", tha Rizvan Sulejmani, analist.
"Me këto zgjedhje unë mendoj që karriera e tij politike tanimë është një e kaluar. Mënyra se si do gjendet, si do të bëhet, si do të rrjedhin gjërat brenda LSDM-së si parti më e madhe opozitare maqedonase, kjo u mbetet atyre për ta rregulluar brenda strukturave të tyre", deklaroi Ymer Ismaili, analist.
Sipas mysafirëve të mbrëmshëm, ...