Në Maqedoni u organizuan zgjedhje të lira, korrekte dhe demokraike, të cilat para se gjithash janë fitore e të gjithë qytetarëve dhe shtetit të Maqedonisë. Fitoi Maqedonia, fitoi VMRO-DPMNE, fituan veprat. Kështu u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski gjatë konferencës së mbrëmshme në Shtabin Zgjedhor të partisë në të cilën shpalli se koalicioni "Për Maqedoni më të mirë" i kryesuar nga VMRO-DPMNE fitoi votëbesim të madhe nga qytetarët dhe fitore të bindshme.
"Në këto zgjedhje VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për një Maqedoni më të mirë morën një besueshmëri të madhe nga qytetarët dhe kori fitore bindëse, do të thosha fitorja është edhe mbi pritjet tona paraprake. Ajo është edhe më e madhe se ajo që kemi pritur. VMRO-DPMNE-ja në raundin e parë fiton në së paku 25 komuna, këto janë rezultatet e para, por presim edhe së paku edhe 5-6 komuna të shtohen deri nesër. Megjithatë kur të marrim të gjitha rezultatet besojmë se numri final do të rritet në 30 komuna që VMRO-DPMNE dhe koalicioni i fiton në raundin e parë", deklaroi Nikolla Gruevski -- kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Gruevski gjithashtu theksoi se VMRO-DPMNE mund të bashkohet edhe me LSDM-në kur bëhet për interesa të larta kombëtare dhe me këtë rast ai tha se pavarësisht se kush e fiton Kërçovën dhe Strugën si dhe të gjitha komunat në Maqedoninë perëndimore, ato do të mbeten Maqedoni dhe pjesë e pandashme e saj.
"Në këto zgjedhje dëshmuam se në politikë kur bëhet fjalë për interes të lartë kombëtar mund të bashkohemi edhe me oponentët tanë që kemi dallime të mëdha, dhe kemi koncepte të kundërta ideologjike, kjo është precedent pozitiv që mësuam dhe i cili duhet të jetë mësim për situatat e ngjashme në të ardhmen. Dua të theksojë se edhe Kërçova dhe Struga por edhe të gjitha komunat e Maqedonisë Perëndimore janë dhe do të mbeten Maqedoni", tha Nikolla Gruevski -- kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Sipas Gruevskit zgjedhjet janë edhe një test i dhënë i Maqedonisë demokratike dhe edhe një plus i madh për integrimin evropian. Valmir Kuçi