Policia greke: Ja shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallas

2015-08-21 1

Pas arratisjes së tetë të burgosurve shqiptarë nga burgu i sigurisë së lartë në Trikalla, policia greke po patrullon me helikopterë gjithë zonën e kufirit me Shqipërinë. Ajo ka kërkuar bashkëpunimin e policisë shqiptare për arrestimin e tyre. Pritet nëse pala shqiptare do të bashëkpunojë për kapjen e tyre. Fotografitë e shpërndara të të burgosurve, sidomos atyre shqiptare, synojnë ofrimin e ndihmës, përveçse nga policia, edhe nga qytetarët e të dy vendeve. Denoncimi i vendndoshjeve të të arratisurve është shoqëruar edhe me një shpërblim, pasi, kuptohet, që është fjala për të burgosur të rrezikshëm.(ar.sh)