Këta janë fëmijët jetimë Nejla 8 vjeçe, Ajshja 7 dhe Ridvani 5 vjecar. Prej 5 vitesh, ata ndjejnë mungesën e babait të tyre, Isakut i cili tragjikisht humbi jetën duke prerë dru. Që prej atij momenti këta fëmijë bashkë më nënën e tyre ballafaqohen me jetë të rëndë dhe të varfër, ndërsa ajo që është më tragjike për këtë familje, është se pas një muaji do të mbete në rrugë. Dhoma ku ata po jetojnë për momentin, është bodrum i një ndërtese që iu është liruar nga një banor bamirës për afat të shkurtër. Kryefamiljarja Neale rrëfen se çdo natë nuk bënë gjumë duke ecur nëpër dhomë dhe duke menduar zgjidhje për fëmijët e saj jetimë.
"Ne erdhëm deri te ky lokal, shifet vet se është lokal, për kohë të shkurtë na kanë dhanë me jetu por tash deri në maj duhet me liru për shkak se pronari e shfrytëzon këtë si lokal..jam bijë e Shkupit, në fshatin Sedllarcë, rrethina e Tetovës jam kanë e martume, atje për fat të keq më vdiq burri, 27 vjeçarë ishte.. Ishte Ramazan, ditë arife ishte ku burri je shkoj ta prese një dru me nji bahçe, kur fillon drurin me pre druri i bje në kokë, 9 ditë ka qenë në komë pastaj na erdh lajmi se bashkëshorti ka ndërru jetë, me të vërtet ishte vështuirë shumë, tash për obligim fëmijët më kanë mbet mua, Jam mundu shumë, vajzat edhe pak e dinë rastin se prej çka ka vdek, djali nuk e mban mend hiç, gjithmonë i dëgjon motrat e veta, edhe vajzat kur shkojnë në shkollë gjithmonë e ndiejnë mungesën, thojnë pse ne nuk kemi babë, unë mundohem me ju thanë se ka shku atje, ka shku këtu, këhstu që jemi tu kalu ditë vështira, na ka ardhë koha edhe me dal prej këtu, nuk kemi të shkojmë, me dal diku me qira nuk kemi mundësi, ndihmë sociale ende nuk marrim", u shpreh Neal Ismaili, kryefamiljare.
33 vjeçarja Neale Ismaili rrëfen se më vështirë, e ka kur fëmijët kërkojnë ushqime të ndryshme dhe vethmbathje më të bukura. Ajo madje kujton momentet kur fëmijët kanë fjetur edhe pa ngrënë ushqim. Andaj, nëna Neale iu bën apel njerëzve për ndihmë, në bazë të mundësive që kanë.
"Kërkojnë çdo gjë por unë nuk kam mundësi, gjithmonë i mashtrojë, ju them do të bëhet sot, do të bëhet nesër, ndoshta do të bëhet dikur, presim ndihmën sociale, këta si fëmijë gjithmonë presin kurë, këhstu që rëndë është shumë..Për ushqim kur kemi pas, dikush na ka pru gati prej në shtëpi edhe kemi dal në selamet, deri në këtë moment, qysh po na shifni vet.Edhe për tesha, diksuh që i ka pas fëmijët pak më të rritur, dikush dikush na ka pru po ende njerëzit nuk e dinë, ku jemi, ku banojmë, kemi hy këtu, smuj me dal askund vetëm në bazë të dokumenteve cka i ka dërgu. Më elementarja dihet se kisha pas shumë dëhsirë që këta fëmijët e mi ta kishin një kulm të vetin, ta dijë një farë dere, nga ta çelin e nga ta mshelin, përndryshe unë vet kurrë nuk mundem me ju bë" , u shpreh Neal Ismaili, kryefamiljare.
Sikurse edhe shumë moshatarët e tij, Ridvani ka shumë dëshira, por ai para kamerës sonë zbuloi se më shumë nga gjithçka, dëshiron të ketë pantollona, bluzë dhe çorape të reja.
"Panto...