ITALI - Lideri i Partisë Demokrate në Itali, Pier Luigi Bersani mori nga presidenti i Republikës italiane Giorgio Napolitano mandatin për formimin sa më parë të një qeverie të re për vendin. ''Do të marr të gjithë kohën e nevojshme, që e shoh të arsyeshme, sepse detyra, që më është besuar është realisht tepër e vështirë'', deklaroi Bersani pas takimit me Napolitanon. (ad.ti/shqiptarja.com)