LSDM dorëzon në KSHZ 13.869 votues fiktiv

2015-08-21 0

Koalicioni opozitar 'Aleanca për Ardhmërinë' i dorëzoi Komisionit Shtetëror Zgjedhor të dhëna për 13 mijë e 869 votues të mundshëm fiktiv. Opozita kërkoi nga ky institucion, thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar këto dyshime. Sipas 'Aleancës për Ardhmëri' të udhëhequr nga LSDM-ja, 13 mijë e 869 votues që aktualisht gjenden në listën zgjedhore, nuk kanë pasur figuruar në listën e vitit 2011. Nga LSDM kujtuan se një numër i madh i këtyre votuesve fiktiv janë të regjistruar në të njëjtën adresë, në disa raste, nga 60 persona në një adresë, gjë e cila krijon dyshime për besueshmërinë e të dhënave të vendbanimit ku edhe janë regjistruar në listën zgjedhore. Sipas 'Aleancës për Ardhmëri', në Komunën Qendër në rrugën 'Maksim Gorki' numër 11, në banesën me numër 1 janë regjistruar 60 persona, në rrugën 'Dimitrija Çupovski' numër 20, banesa 1 janë regjistruar 29 persona, gjithashtu në rrugën 'Stale Popov' numër 9 në një banesë janë regjistruar 27 persona. Pikërisht, nisur nga këto dyshime, LSDM-ja i kërkoi KSHZ-së që të shqyrtojë këto raste. Po ashtu, LSDM kërkon sqarime se si këta persona janë pajisur me dokumente personale dhe janë vendosur në adresa të ngjashme, dhe si janë përfshirë në Listën Zgjedhore. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange