Punishte në banesë, biznesmeni elbasanas kapet me 9 kg heroinë

2015-08-21 1

ELBASAN -- Një sasi prej 9 kilogramë heroinë është sekuestruar në banesën e një biznesemeni nga qyteti i Elbasanit, ndërsa janë gjetur edhe makineri mes së cilave biznesmeni përziente drogën. Në sajë të operacionit të policisë të koduar"Punishtja" është vënë në pranga 45-vjeçari Abdyl Muasaagaj, lindur dhe banues në Elbasan ndërsa janë shpallur në kërkim edhe disa shtetas të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi. Sasia e madhe e heroinës, sipas oficerëve të policisë anti-drogë, kishte si burim origjine Rusinë. (ad.ti/shqiptarja.com)