Paris, policia bastis banesën e Lagarde nën hetim për abuzime

2015-08-21 0

PARIS- Policia franceze ka kontrolluar banesën e shefes së FMN-së në Paris si pjesë e një hetimi, për akuzën e shpërdorimit të detyrës teksa ishte minister e Financave në Francë. Prokurorët po hetojnë nëse Christine Lagarde ka abuzuar me autoritetin e saj në vitin 2008, duke lejuar një panel arbitrazhi për të zgjidhur një mosmarrëveshje midis miliarderit Bernard Tapie dhe një banke shtetërore. (ad.ti/shqiptarja.com)