Zhvendoset qendra për të varurit nga droga

2015-08-21 3

Qendra për personat e varur nga droga në "Kisella Vodë" do të dislokohet, kurse objekti do të shndërrohet në poliklinikë. Këtë e njoftuan sot autoritetet shëndetësore. Qytetarët e "Kisella Vodës" të cilët për shërbime shëndetësore shkojnë në poliklinikën, "Jane Sandanski" në lagjen "Aerodrom" do të kenë mundësi të trajtohen në komunën e tyre. Ndërkohë, ende nuk është përcaktuar se ku saktësisht do të trajtohen varurit nga droga.

"Ka dy koncepte që në këtë moment janë aktual në botë. Koncepti i parë është disperzimi i këtyre shërbime shëndetësore për të gjithë mjekët amë. Ky është një koncept që funksionon në shumë vende duke përfshirë edhe Kroacinë. Personalisht kam vërejtje për këtë koncept dhe mendoj se do të shkojmë me tjetrin, kurse ai është që të ketë më shumë pika kontrolli në disa komuna në Shkup", tha Nikola Todorov, Ministër i Shëndetësisë.

Qytetarët e komunës "Kisella Voda" janë të kënaqur me vendimin për ridestinimin e qendrës, sepse siç thonë ata, për shkak të të varurve nga droga jetojnë në frikë.

"Këta fëmijë të vegjël shikojnë se si ata në mëngjes zhvishen dhe injektohen. Kjo është një pamje trishtuese. Banorët vendorë në shkollën fillore "Krumë Kepeski", fëmijët i çojnë për dore në shkollë, sepse nuk guxojnë të kalojnë prej këtu. Ka pasur shumë raste kur kanë ndodhur rrahje, janë nxjerr thika dhe madje edhe pistoleta", deklaroi një qytetar i "Kisella Vodës".

"Ata janë të varur nga droga, ne jemi të varur nga mjetet për qetësim. Tashmë 21vjet nuk jemi rehat", tha një qytetar i "Kisella Vodës".

Sipas autoriteteve, ideja është që të mos ketë një përqendrim të madh të të varurve nga droga në një vend dhe të ngritën pika kontrolli në disa lokalitete që do të jetë larg nga kopshtet për fëmijë dhe shkollat. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange