"E hëna e zezë" është pasqyrë e qeverisjes shtatë vjeçare të Qeverisë së Gruevskit. Kështu vlerësuan pjesëmarrësit në debatin e organizuar nga fondacioni "Shoqëri e hapur", lidhur me promovimit e librit "E hëna e zezë", kushtuar incidentit në Kuvend më 24 dhjetor të vitit të kaluar, ditën e miratimit të buxhetit. Një prej aktorëve të kësaj ngjarje , deputetja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, tha se pushteti më në fund u demaskua, pasi u vu para pyetjes se ku shkojnë paratë e qytetarëve.
"Unë jam e bindur se kjo e hënë nuk mund të anashkalohej, për shkak se kjo e 'hënë e zezë' në fakt ishte dita kur ranë maskat për atë se çfarë na ndodhë këto 7 vite të zeza. Armiku i vërtetë i këtij pushteti nuk janë deputetët që kanë propozuar amendamente, nuk janë deputetët që flasin më gjatë, armiku i vërtetë është fakti se pushteti mund të ketë alternativë, se mendimi i pushtetit jo gjithmonë mund të përputhet me mendimin e të tjerëve. Kur në Kuvend u shtrua pyetja e thjeshtë se ku shkojnë paratë e qytetarëve, dhe sa shpejtë harxhohen paratë e tyre sot dhe viteve të ardhshme, atëherë tensionet dolën në sipërfaqe dhe atëherë armiku duhej të ndalej"deklaroi Radmilla Sheqerinska, deputete e LSDM-së.
Sipas profesorit Svetomir Shkariq, për shkak të dëbimit të gazetarëve, do të jenë xhirimet e vetë deputetëve të bëra me celularë që do të kontribuojnë në rritjen e vetëdijes së qytetarëve.
"Gjatë kohë do të mbeten në kujtesë kuja e deputetes Tusheva drejtuar forcave speciale të pushojnë me dhunën. 'A keni nëna, vajza, a keni ore...'. Kjo shihet në video xhirimet që qytetarët vendosën në internet, dhe të cilat do të kenë efekt të madh në rritjen e vetëdijes të qytetarët për atë çfarë na ndodhi dhe çfarë edhe më rëndë mund të na ndodh", tha Svetomir Shkariq, profesor.
Ndërkaq ,gazetari Ljubisha Nikollovski duke folur për dëbimin e gazetarëve nga galeria e Kuvendit më 24 dhjetor, theksoi se pas shndërrimit në medium partiak të televizionit publik dhe mbylljes së televizionit A1, dëbimi i gazetarëve nga Kuvendi ishte ngjarja më e rëndë deri më tani, por që sipas tij, duke njohur pushtetarët e VMRO DPMNE-së, në të ardhmen mund të presim shkelje edhe më të rënda ndaj lirisë së shprehjes.
"Kur them se kjo ishte më e keqja, mendoj më e keqja deri tani. Dua të them se duke e njohur kapacitetin e kësaj qeverie, mendoj se kjo nuk është maksimumi që mund të bëjë. Mendoj se në periudhën e ardhshme presionet dhe jo-toleranca ndaj gjithçka që është në formë të mendimit të lirë dhe fjalës së thënë, e që nuk është në pajtim me vullnetin dhe nevojën e partisë në pushtet, do të vazhdojë dhe do të rritet", tha Ljubisha Nikollovski, gazetar.
Gjatë fjalimeve të tyre, pjesëmarrësit shprehën dyshime edhe për punën e Komisionit Anketues i cili nën patronatin e presidentit Ivanov duhet të punojë në zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit. Ata vlerësojnë se nuk mund të pritet që deputetët të cilët kanë duartrokitur gjatë nxjerrjes me dhunë të opozitës, të mund të vlerësojnë drejtë ngjar...