Berisha: Pedofilëve, vrasësve të policëve, ndëshkim më të rreptë

2015-08-21 0

TIRANE -- "Do të ketë ndëshkime shumë më të rrepta për dhunën ndaj fëmijëve, për vrasjen ndaj policëve dhe po kështu për gjakmarrjen". Kështu ka deklaruar sot kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. I nxitur nga ngjarja e cila ka tronditur opinionin publik shqiptar e pedofilit vrasës, Ardian Prenjasi, Berisha këmbënguli në faktin që zbulueshmëria ndaj krimit është në shkallët më të larta, edhe pse monstra e Laprakës zhvillonte aktivitetin e tij kriminal nën hundën e drejtësisë, pasi "ia kishte hedhur' në vitin 2008 vetëm me një gjobë për akuzën e një të mituri.
(ad.ti/shqiptarja.com)