Strazimiri: Kriminaliteti në rritje Zbulohet, por nuk ka ndëshkim

2015-08-21 0

TIRANE - Kriminaliteti është rritur në masën 2 %, por është rritur edhe numri i veprave penale të evidentuara. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, njëherësh ish-zëvendësministër i Brendshëm në lidhje me kriminalitetin, të cilin e cilësoi një fenomen mbrarëbotëror. Në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" nën drejtimin e Ilir Babaramos në televizionin A1 REPORT!, Strazimiri theksoi se policia po punon më mirë përsa i përket zbulueshmërisë së veprave penale, duke pranuar në mënyrë të tërthortë se ajo që mungon është ndëshkimi i këtyre veprave penale.
(ad.ti/shqiptarja.com)