Në Vatikan, sot u inaugurua Papa Françesku i Parë në praninë e mbi 200 mijë pelegrinëve, turistëve dhe një numri të madh të personaliteteve të larta botërorë. Pasi i mori simbolet e fuqisë, unazën e artë, shallin dhe mbulesën, lideri 76 vjeçar katolik, tha se detyra i dedikohet tërë njerëzimit, sidomos të varfëve, të dobëtve dhe të vegjëlve. Ai kishte porosi edhe për liderët botëror:
"I drejtohem të gjithë liderëve, atyre që kanë përgjegjësi për jetën ekonomike dhe sociale. Të jemi të kujdesshëm ndaj njerëzve tjerë dhe ambientit. Të mos lejojmë përreth nesh trazira dhe të mos lejojmë që shkatërrimi ta ndjekë rrugën tonë. Patjetër të mbajmë në mendje se urrejtja, zilia dhe arroganca e njollosin jetën. Të kultivojmë dashuri në zemrat tona sepse prej saj vijnë qëllimet e mira ose të këqija", deklaroi Papa Françesku.
Në ceremoninë zyrtare në Romë morën pjesë një numër i madh i kryetarëve të shteteve, kryeministra dhe përfaqësues të lartë të mbretërive dhe kishave tjera. Në ceremoninë e organizuar mori pjesë edhe presidenti, Gjorgje Ivanov, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha si dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. I pranishëm ishin edhe Partiarku i Përgjithshëm Bartholomeu nga Stambolli. Kjo është hera e parë që lideri shpirtëror i të Krishterëve Ortokoksë ka marrë pjesë në Meshën Inauguruese të Papës, prej Ndarjes së Madhe, ndërmjet të krishterëve perëndimorë dhe atyre lindorë në vitin 1054. Lideri i ri i Vatikanit do jetë udhëheqës i rreth 1.2 miliardë katolikëve në botë. Françesku është Papa i 226 dhe pasardhës i Benediktit të 16-të i cili në muajin shkurt u tërhoq nga Selia e shenjtë. Petar Bllazhevski