Ambasadori i Shqipërisë në vend Arben Çejku takoi sot në Kërçovë veç e veç, dy kandidatët që garojnë për këtë komunë, Fatmir Deharin dhe Bllagoja Despotovskin. Ambasadori Çejku tha pas takimit se me dy kandidatët ka biseduar për programin e tyre që ofrojnë për Kërçovën. Dy kandidatët për Kërçovën premtuan zgjedhje të lira dhe demokratike.
"Kanë ngelur edhe pak ditë deri më 24 mars, e njoftova ambasadorin për procesin dhe programin që ofroj unë për Kërçovën për mandatin e ardhshëm katër vjeçar .Ramë dakord që interes I të gjithëve është që këto zgjedhje të kenë një mbarëvajtje të qetë e dinjitoze dhe në ditën e zgjedhjeve të gjithë qytetarët të dalin dhe votojnë lirshëm dhe të triumfojë ai që do merr shumicën në Kërçovë. Fatmir Dehari, kandidat I BDI-së.
"Sot pata një takim shumë të mirë me ambasadorin e Shqipërisë I cili u interesua për zhvillimet ekonomike për Kërçovën, për bashkëjetesën dhe për tërë atë që ndërtuam në të kaluarën ishte e patjetërsueshme të mos flisnim për zgjedhjet dhe qëndrimi I përbashkët ishte se zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe pastaj të vazhdojmë me jetën sepse ne dhe familjet tona do mbesim këtu", tha Bllagoja Despotovski, kandidat i VMRO-së.
Ambasadori shqiptar Çejku tha se pas përfundimit të zgjedhjeve të 24 marsit, qyteti i Kërçovës duhet të jetë shembull i mirë i bashkëjetesës.
"Dëgjova me vëmendje programet e dy kandidatëve për Kërçovën dhe më vjen mirë që, të dy kandidatët kanë të njëjtin përkushtim, interesat e qytetit të Kërçovës. E rëndësishme është që këto zgjedhje të jenë një mundësi e mirë për të gjithë kërçovarët. Të njëjtën gjë ia thash edhe zotit Dehari, zgjedhjet vijnë e shkojnë Kërçova është për kërçovarët . pavarësisht emocioneve nga fushata parazgjedhore, kandidatët dhe ekipet e tyre duhet të jenë gjakftohtë me qëllim që në Kërçovë të kemi zgjedhje të lira dhe Demokratike si kusht I domosdoshëm për një vend demokratik. Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë.
Fatmir Dehari dhe Bllagoja Despotoski u apeluan kërçovarëve për gjakftohtësi deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale të 24 marsit. Bashkim Sulejmani