Rrëfimi i pedofilit: Si e vrava dhe zhduka trupin e Julianit

2015-08-21 4

Katër muaj pas zhdukjes së Julian Çelës, familja mëson se djali i tyre, 11 vjeç ishte rrëmbyer, abuzuar dhe më pas vrarë nga një maniak pedofil i cili banonte vetëm 200 metra larg banesës ku jetonin në Laprakë. Julian Çela ishte zhdukur pasditen e 30 nëntorit 2012 dhe kërkimet e shumta nuk kishin arritur asnjë gjurmë, deri ditën e djeshme (17 mars 2013) kur policia, ndërmori një aksion për lirimin e një fëmije tjetër 10 vjeçar, A.C i rrëmbyer prej pasdites së të shtunës (16 mars 2013) nga 45 vjeçari Ardian Prrenjasi. (ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange