Përmbytjet në Shkodër, 2000 ha nën ujë, evakuohen 110 familje

2015-08-21 2

SHKODER - Ka ardhur drejt përmirësimit situata në rrethin e Shkodrës. Nga 4900 ha tokë nën ujë 315 banesa të izoluara dhe rreth 140 familje të evakuara, dje, sot në mesditë sipërfaqja nën ujë është reduktuar, favorizuar dhe nga nderprerjet e reshjeve dhe uljet e shkarkimeve nga HEC ne kaskaden e Drinit.
4900 ha tokë nën ujë 315 banesa të izoluara dhe rreth 140 familje të evakuara, brenda 24 orësh në qarkun e Shkodrës, ishte bilanci i asaj çfarë ndodhi dje, (14 mars), pas hapjes së portave te shkarkimit te hidrocentraleve te kaskades se lumit Drin në veri. Shifrat u paraqitën sot në mëngjes nga prefektura e qarkut të Shkodrës. Ndërkohë në mesditë ministri i Brendshëm, Flamur Noka dhe Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli deklaruan se sipërfaqja ishte përgjysmuar.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange