TIRANE- "Dua drejtësi pse nuk jeton djali im. Nuk dua dëmshpërblim. Këta nuk kanë moral. Vetëm njerëz nuk janë. "-thotë Zamira Durda, nëna që në tragjedinë e Gërdecit 5 viteve më parë humbi djalin e saj. Familjet e 26 viktimave kanë vënë lule pranë kraterit të shpërthimit aty ku 5 vite më parë ishte ngritur punishtja e demontimit të municioneve Alba Demil. Shpërthimi i saj më 15 mars 2008 i mori jetën 26 personave, mbi 300 të tjerë u plagosën ndërsa u dëmtuan mijëra godina banesa dhe godina biznesi. Për të bërë homazhe ishte dhe kreu i PS-së Edi Rama, i cili nuk ka dhënë asnjë prononcim për median, ndryshe nga vitet e kaluara. (ad.ti/shqiptarja.com)