DURRES- Moti i keq ka shkaktuar vonesa në lëvizjen e trageteve. Trageti Marina i kompanisë Adria Ferries I cili duhej të mbërrinte në Durrës në orën 08:00 nuk ka mbërritur. Trageti Marina pritet të mbërrijë në port me 3 orë vonesë. Trageti tjetër Rigel i kompanisë Venturis Ferries ka mbërritur dhe aktualisht po përpunohet në port.
Kapiteneria e portit informon se nuk lejohet dalja në det e peshkarexheve të vogla e të mesme pasi në det të hapur forca e dallgëve është 5-6 ballë.
(ad.ti/shqiptarja.com)