Del nga shtrati lumi Ishëm në Krujë përmbyten 400 ha tokë e 40 banesa

2015-08-21 3

KRUJE- Në rrethin e Krujës, dalja nga shtrati e lumit Ishëm ka përmbytur 400- 500 ha tokë në komunën Bubq, 30- 40 banesa janë të rrethuara nga uji si dhe ka banesa ku uji ka depërtuar brenda. Përmbytjet janë në fshatin Murqinë, Budull, Mazhë e Madhe, Derven. Vetëm në fshatin Murqinë janë rreth 20 banesa. Banorët janë në banesa dhe po përpiqen të ngrenë në katin e dytë objektet shtëpiake për ti shpëtuar nga uji. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati mbrëmë rreth orës 20:00. Banorët kanë ndërtuar trapa për të lëvizur.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange