TIRANE- Prokuroria e Tiranës dërgon në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit për Gërdecin.
Prokuroria i bëri rekurs vendimit të 13 shkurtit të 2013 të Gjykatës së Apelit e cila vendosi të reduktojë dënimin për tre prej të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit: Ylli Pinari nga 18 vjet u dënua me 15 vjet burg, ndërsa Dritan Minxhollit dhe Mihal Delijorgjit iu reduktua dënimi me 1/3.
(ad.ti/Shqiptarja.com)