TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor është përfshirë sërish në debate politike mes anëtarëve të KQZ-së dhe përfaqësuesve ligjorë të 2 partive më të mëdha PD e PS për listat me emrat e anëtarëve të KZAZ si dhe rregulloren e KQZ.
Përfaqësuesi i PS-së tha se afatet për listat e anëtarëve duhet të jenë të njëjta për të gjithë dhe se PS i kishte dorëzuar këto lista brenda afatit ligjor që parashikon ligji.
Gjoncaj tha se deklarata e kryetares së KQZ-së bërë më 8 mars PS duke i kërkuar të sjellë emrat e anëtarëve të KZAZ, është politike.
(ad.ti/shqiptarja.com)