Gjykata e Kavajës ka lënë të lirë kryebashkiakun Elvis Rroshi, duke e vlerësuar të paligjshëm arrestimin e tij, i cili pasi u izolua në policinë e qytetit u mbajt dy ditë në paraburgim në Tiranë, në lidhje me incidentin e ndodhur në stadium gjatë ndeshjes Besa-Tirana, me trajnerin Nevil Dede. Pas tre ditëve trazira, në qytetin e Kavajës ka nisur festa e qindra qytetarëve, të cilët të grumbulluar para Gjykatës, pritën me entuziazëm lirimin e kryebashkiakut të tyre.