Zgjedhjet, Berisha: Propozoj që mosha e votimit të ulet në 16 vjeç

2015-08-21 8

TIRANE - Kryeministri i vendit Sali Berisha ka kërkuar nga salla e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që të ulet mosha e votimit nga 18 në 16 vjeç.
"Moskonsiderimi i tyre dëshmon një prapambetje në kohë të edukimit tonë për ta. Kjo është një gjeneratë krejtësisht tjetër, e pakrahasueshme. Kjo është gjeneratë e internetit, i cili i bën ata të dinë më shumë", tha shefi i qeverisë.
(ad.ti/shqiptarja.com)