Ulen çmimet për 202 barna

2015-08-21 3

Nga e premtja do të ulen çmimet e 202 barnave prej të cilëve, shumica kanë të bëjnë me sëmundje onkologjike, ato kundër alergjive, për sëmundjet në mushkëri, osteoporozën dhe problemet emotive. Ulja e çmimeve, në shitjen me shumicë të këtyre barnave do të jetë deri në 66 për qind, ndërsa në shitjen me pakicë deri në 64 për qind. Nga ilaçet me çmime të ulëta, 92 janë të sapo futura në tregun e medikamenteve, ndërsa 110 ilaçe janë të përgjithshme që prodhohen nga një numër i madh farmacish.

"Unë do të përmend një shembull, - medikamenti Aerius kundër alergjisë, në tableta prej 5 deri në 10 miligram, çmimi zvogëlohet nga 245 në 106 denarë, pra lirimi është deri në 56,14 për qind. E dini se në periudhën e pranverës alergjitë janë shumë të shpeshta, kështu që presim që për këto lloj barnash, të ketë kursim në xhepin tuaj". Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.

60 për qind e ilaçeve që janë liruar, gjenden në listën pozitive. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se sipas ndryshimeve të fundit në ligjin për barna, janë ulur çmimet e 1800 ilaçeve duke e kursyer mjaft xhepin individual të qytetarëve. Po ashtu, megjithë uljet e çmimeve, asnjë kompani prodhuese dhe shpërndarëse barnash nuk ka paralajmëruar tërheqjen nga tregu. Bojana Simonoviq