Ministri i Brendshëm Flamur Noka: S'urdhëroj arrestime

2015-08-21 1

Në një deklaratë për mediat, pas një tryeze që pari në Ministrinë e Drejtësisë, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, përgënjeshtroi akuzat e ngritura nga kryebashkiaku i Kavajës se fshihet ai pas arrestimit të Elvis Rroshit.
"Unë nuk urdhëroj dhe nuk bëj arrestime...Ka pasur një denoncim ndaj Rroshit dhe policia ka vepruar", deklaroi Noka.
Ndërkohë, lidhur me faktin se arrestimi i kreut të Bashkisë së qytetit të Kavajës është konceptuar nga vetë ai, por edhe deputeti socialist Alfred Peza si inskenim politik, Noka u shpreh: Rroshi shquhet për krijim përrallash.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange