Bashkimi Demokratik për Integrim ka prezantuar sot programin parazgjedhor me projektet që parashihen të realizohen nga kandidatët e kësaj partie për kryetarë Komunash. Sipas Zv/kryeministrit për çështje evropiane, Fatmir besimi, BDI-ja deri më tani në tërësi e ka realizuar programin e promovuar më parë, ndërsa për periudhën e ardhshme paralajmëroi një sërë projektesh të cilat kanë filluar dhe që janë në realizim e sipër.
"Ky program është vazhdimësi e programit të BDI-së të prezantuar para qytetarëve në vitin 2011, aty në mënyrë transparente prezantoi mbi 500 projekte të realizuara, apo të nisura gjatë katërvjeçarit të kaluar, ato 500 projekte në vlerë prej mbi 500 milion euro sot plotësohen me këtë program, me projekte në nivel lokal dhe regjional të prezantuar nga kandidatët për kryetar nga radhët e BDI-së, me mbi 1500 projekte konkrete të shënuara në këtë program, po ashtu në pjesën tekstuale mund të shihen edhe nga 1500 projekte që çdo vit do të realizohen nga këta kryetarë komunash gjegjësisht 6000 projekte në nivel të mandatit katër vjeçar, dhe 1500 projekte kapitale investuese. Projekte të ngjashme për ujësjellësin në Likovë, ujë sjellësi në Tetovë, projekte të cilat në periudhën kur nuk ka menaxhuar BDI gjërat kanë shkuar mbrapsht", tha Fatmir Besimi, Zv/kryeministër për çështje evropiane.
Besimi tha se të gjitha institucionet qeveritare, qëndrojnë pas programit për investime të kandidatëve për kryetar komunash në të gjitha sferat, ndërsa në dispozicion kanë edhe një numër të madh të fondeve ndërkombëtare për investime. Me këtë rast ai përmendi investimet në ujësjellës dhe kanalizim në tërë territorin e banuar me shqiptarë, infrastrukturën dhe projektet për zhvillimin e biznesit. Besimi u ndal edhe në projekte tjera që sipas tij kanë avancuar pozitën e shqiptatëve në Maqedoni.
"Arritja më e madhe në këtë drejtim është ndarja territorial e realizuar në 2004, e cila dha mundësi për zhvillim të barabartë dhe shprehja të të gjitha vlerave të qytetarëve në këto komuna. Qyteti i Shkupit flet dhe frymon shqip, atje gjuha shqipe është zyrtare në të gjitha vendet dhe institucionet ku parasheh ligji, janë përmendoret në këtë qytet si, sheshi Skenderbeu, Hasan Prishtina Josif Bageri Nexhat Agolli Pjetër Bogdani dhe muzeu i Lirisë", deklaroi Fatmir Besimi, Zv/kryeministër për çështje evropiane.
Besimi veçoi edhe projektin e BDI-së për hapjen e zyrave për mërgimtarët, me qëllim informimine tyre me kushtet për të investuar në vend. Programi i BDI-së, Besim i e prezantoi në prani të të gjithë ministrave dhe kandidatëve të BDI-së për kryetar të Komunave. Bashkim Sulejmani