Rama: Premtoj si kryeministër Shkodra s'do duket si poster i PD

2015-08-21 1

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është drejtuar sot pasdite, qytetarëve shkodranë me tone shumë optimiste për të ardhmen e tyre. "Ju premtoj se si Kryeministër i ardhshëm dhe kryetar i partisë fituese të zgjedhjeve",- tha ai, -" se pas katër vjetësh, Shkodra do t'i ngjajë një fotografie të Marubit dhe jo një posteri të PD-së".

Rama ishte sot në Shkodër sëbashku me ekipin e tij për të prezantuar programin "Për një rilindje shqiptare", duke e nisur fjalën e tij me lidhjen e fuqishme që ai kishte me Shkodrën. "Gjyshja ime është motra e Zef Kolombit", - tha ai duke nënvizuar se Kolombi ishte figura e tij qëndrore e fëmijërisë.