TIRANË - Tumori, kjo sëmundje që na drithëron të gjithëve kur e dëgjojmë, ështe ajo që ka tronditur edhe jetën e familjes Shpata.
Merushe Shpata, nënë e 3 djemve, vuan pasojat e 8 operacioneve të kryera mbi trupin e saj. Kalvari i vuajtjeve filloi për të që prej vitit 2003, me dhimbjet, si pasojë e gjendrës tumorale në gjoks. Në emisionin "Urbanika" ajo rrëfeu kalvarin e vuajtjeve që përjeton prej 10 vjetësh.
(ad.ti/shqiptarja.com)