Arvizu në Fb:Të gjitha palët janë përgjegjëse për zgjedhje të lira

2015-08-21 0

TIRANË - Ambasadori amerikan Arvizu ka deklaruar sot se të gjitha palët, përfshi KQZ-në, qeverinë, partitë politike dhe kandidatët e pavarur, janë përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Deklarata e ambasadori amerikan u bë gjatë bashkëbisedimit që ai zhvilloi sot në "Facebook" me qytetarët shqiptarë me temë: "Act now" - "Premtoj, sepse e dua vendin tim!" për të angazhuar qytetarët në zgjedhjet e reja parlamentare.