Venezuelë, sot homazhet për Chavez vendi shpall 7 ditë zie kombëtare

2015-08-21 0

VENEZUELE - Mijëra vetë shoqëruan trupin e pajetë të presidentit të Venezuelës Hugo Chavez për të bërë homazhet në akademinë ushtarake në Caracas.

Familja e tij dhe zyrtarët më të lartë të vendit si dhe presidentët e Argjentinës, Bolivisë dhe Uruguait ndodheshin për të nderuar figurën e Chavez-it.

Chavez vdiq në moshën 58 vjeçare pasi vuante nga kanceri, me të cilën luftonte prej dy vjetësh. Për nder të tij shpellen 7 ditë zie dhe nesër do të zhvillohet ceremonia mortore ku priten të marrin pjesë shumë personalitete të larta nga vendi dhe bota.
(ad.ti/shqiptarja.com)