Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë aktivitetin e saj zgjedhor e ka vazhduar në Ohër, ku kandidati i saj, Alekskandar Petreski kërkoi nga qytetarët mbështetje edhe për një mandatin e tretë me radhë. Ai me këtë rast ka kritikuar kundër-kandidatin e tij që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së duke ironizuar se mezi ka pritur që opozitë ti bojkotoj zgjedhjet dhe ai me shumë lehtësi të kor fitore në Ohër. Derisa lideri socialdemokrat Branko Cërvenkovski ka shpalosur siç u shpreh fotografinë e vërtet të Maqedonisë atë të një Maqedonie të lirë dhe demokratike dhe jo një Maqedoni të regjimit të Gruevskit të varrosur në një të kaluar të rrejshme.
"Zgjedhjet lokale më 24 mars janë mundësi që të dëshmojmë se Maqedonia nuk është ajo e vetmja e Nikolla Gruevskit, e nënçmuar, e nënvlerësuar dhe e korruptuar, Maqedonia e regjimit, e varrosur në të kaluarën e rrejshme dhe në një të rrejshme të tanishme. Ejani të gjithë bashkë të dëshmojmë se ka edhe një Maqedoni tjetër shumë më të mirë, të guximshme dhe demokratike , ajo është Maqedonia jonë, Maqedonia e vërtet, Maqedonia e drejtuar kah ardhmëria", deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.
"Në këtë garë për mandat ët tretë do të luftoj me vetveten, për shkak se konfrontohem me kundërshtarë i cili mezi priste që të jetë vetë në zgjedhje që të mund ët fitoj. Çfarë të them për kundërshtarin i cili kur e pa gjendjen katastrofave në shëndetësi si rezultat i politikës së VMRO-DPMNE-s, vendosi të merret me politikë", tha Aleksandar Petreski, kandifat i LSDM-së për Ohrin. Alsat-M